Nga Ronaldo te Messi, “Forbes” publikon listën e 10 sportistëve më të paguar për vitin 2025! Rënie e ndjeshme për…

Nga Ronaldo te Messi, “Forbes” publikon listën e 10 sportistëve më të paguar për vitin 2025! Rënie e ndjeshme për…

Oct 29, 2025 | 16:47






























Për të tretin vit radhazi dhe të pestin në përgjithësi, Cristiano Ronaldo kryeson listën e “Forbes”, të atletëve më të paguar në glob.

forbes sportistet lista

Por ajo që është interesante mbetet fakti se në moshën 40-vjeçare, ylli portugez i futbollit po arrin nivele të tjera, duke vendosur rekorde të reja.

Gjatë 12 muajve të fundit, duke marrë parasysh si pagën e tij si lojtar për Al Nasr në Arabinë Saudite, ashtu edhe aktivitetet e tij të biznesit jashtë fushës, CR7 ka fituar rreth 275 milionë dollarë para taksave dhe tarifave të agjentit.

Ky është një rekord personal për Ronaldon dhe viti i tretë më i mirë për një atlet aktiv i matur ndonjëherë nga Forbes. Në këtë listë të të gjitha kohërave, Ronaldo tejkalohet vetëm nga boksieri Floyd Mayweather, i cili fitoi 300 milionë dollarë në vitin 2015 dhe 285 milionë dollarë në vitin 2018.

Sa i përket listës së Forbes të këtij viti, Cristiano jo vetëm që shijon vetminë e vendit të parë, por nuk sheh askënd pranë tij, pasi lojtari i vendit të dytë, Steph Curry, fitoi 119 milionë dollarë më pak.

Diferenca është veçanërisht mbresëlënëse, duke pasur parasysh se 156 milionë dollarët e gardianit të Golden State Warriors janë gjithashtu një rekord për sportin e tij, duke tejkaluar 128.2 milionë dollarët e fituara nga LeBron James vitin e kaluar.

Rritja është pothuajse e tmerrshme kur merr parasysh se kur ai zuri vendin e parë për herë të parë, në vitin 2016, të ardhurat e tij totale ishin 88 milionë dollarë, dhe një vit më vonë ai i rriti ato në 93 milionë dollarë.

I treti vjen boksieri Tyson Fury me 146 milionë dollarë, më tej futbollisti i NFL amerikane Dak Prescott dhe i pesti ylli argjentinas, Lionel Messi, me 135 mln dollarë, kurse pas tij basketbollisti i NBA, LeBron James, me 133 mln dollarë.

Lista e atletëve më të paguar për vitin 2025:

1-Cristiano Ronaldo – Futboll – Të ardhura: 275 milionë dollarë (225 milionë dollarë në fushë dhe 50 milionë dollarë jashtë fushës)

2-Steph Curry – Basketboll – Të ardhura: 156 milionë dollarë (56 – 100)

3-Tyson Fury – Boks – Fitimet 146 milionë dollarë (140 – 6)

4-Dak Prescott – NFL – Fitimet: 137 milionë dollarë (127 – 10)

5- Lionel Messi – Futboll – Të ardhura: 135 milionë dollarë (60 – 75)

6-LeBron James – Basketboll – Të ardhura: 133.8 milionë dollarë (48.8 – 85)

7-Juan Soto – MLB – Fitimet: 114 milionë dollarë (109 – 5)

8-Karim Benzema – Futboll – Të ardhura: 104 milionë dollarë (100 – 4)

 9-Shoei Otani – MLB – Fitimet: 102.5 milionë dollarë (2.5 – 100)

10-Kevin Durant – Basketboll – Të ardhura: 101.4 milionë dollarë (51.4 – 50)

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top