TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Kuvend ‘paqen fiskale’, ku diskutohet projektbuxheti 2026. “paqja fiskale”, e cila përfshin fshirje të detyrimeve të papaguara që bizneset mund t’i kenë shtetit, për të cilën Rama tha se falja e detyrimeve do të bëhet në 4 forma. Kryeministri theksoi se “Paqja Fiskale” ka për qëllim që t’u japë mundësinë sipërmarrjeve të mbyllin çështjet e vjetra dhe kjo.
“Falja e detyrimeve tatimore me 4 forma, fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite, fshirje 50% nga 5 deri në 10 vite. Nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave, fshirje 25% e detyrimeve e periudhës 5-10 vite… Dhe fshirje e gjobave e kamatëvonesave për periudhën 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhë. Bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë edhe mundësinë të deklarojnë pasqyrimet e mëparshme financiare. Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riu, tatimi mbi fitimin do të jetë vetëm 5%.”, tha ai.
Kreu i qeverisë foli gjithashtu për rritjen e pagave, duke treguar edhe kategoritë që do të përfitojnë rritje të pagave duke nisur nga viti i ardhshëm. Ai tha se rritje të pagave, sipas kategorive, do të prekin mësuesit, administratën, policët, mjekët dhe infermierët.
“Paga mesatare është 850 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin e pagës çdo dy vjet në administratë, që të mbështesim rritjen e standardeve të jetesës. Për të mbështetur punonjësit me paga të ulëta. Kështu, si më poshtë 10 mijë e 500 punonjës shërbimi, do të përfitojnë rritje të pagave me 10 mijë lekë, specialistët 5 mijë lekë, mësuesit 3 mijë leke dhe për mjekët do të nisë vjetërsia në punë. Pagën e infermierëve do ta çojnë në 92.500 lekë. Përveç indeksimit, do të rrisim pagat për punonjësit e policisë për 5 mijë lekë, po ashtu dhe për komisarët dhe nënkomisarët. Flitet për taksa dhe barrë fiskale, por dua të shtoj se te biznesi i madh ne jemi vendi që ata që fitojnë më shumë i takson më shumë.”, tha Rama./ZËRI



