“Nga janari nis dhe rritja e pensioneve dhe pagës minimale”, Rama: Shpërblimet për pensionistët janë nisur!


"Nga janari nis dhe rritja e pensioneve dhe pagës minimale",

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në nisje të edicionit të 8-të të podcastit ‘Flasim” bëri përmbledhjen e çështjeve më të rëndësishme të javës, ku rritja e pensionit dhe e pagave ka marrë vëmendjen më të madhe. Kreu i qeverisë konfirmoi edhe një herë se shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve të ndarë sipas kategorive.

Rama u ndal edhe te premtimi i rritjes së pensioneve nga janari 2026, që nuk do të mbyllet vetëm aty. Sipas kryeministrit, rritja do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029, e do të pesëfishohet në janar 2030. Jo vetëm pensionet, rritje do të ketë edhe për pagën minimale deri në 500 euro, si në sektorin publik edhe në privat.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro.

Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, tha Rama

Poll



Source link

Scroll to Top