Nga braktisja e babait te vdekja e nënës, Naingolan rrëfen jetën dramatike: Isha një kriminel i vogël, vidhja për të mbijetuar! Futbolli më shpëtoi

Nga braktisja e babait te vdekja e nënës, Naingolan rrëfen jetën dramatike: Isha një kriminel i vogël, vidhja për të mbijetuar! Futbolli më shpëtoi

Nov 1, 2025 | 9:00






























Raxha Naingolan, mbetet një figurë e veçantë dhe shpesh e diskutueshme në botën e futbollit dhe jo vetëm. I përfolur, madje ndonjëherë edhe i quajtur “i rrezikshëm”, blegu, në një intervistë të dhënë së fundmi, tregon anën e tij të vërtetë.

NAINGOLAN

Karriera e tij ka qenë mbresëlënëse, por edhe e trazuar. Në moshën 16-vjeçare ai largohet drejt Italisë, te Piacenca, për të fituar para për familjen e tij. Më pas e ndjekin eksperiencat te Kaljari, klubet e mëdha Roma dhe Inter një periudhë e ndërlikuar te Rojal Antverp, një aventurë e shkurtër në Indonezi, dhe në fund kalimi te Lokeren.

Në Kombëtaren belge ai zhvilloi 30 ndeshje, por aventura e tij përfundoi pas një konflikti me ish-trajnerin Roberto Martínez. Naingolan ka qenë një futbollist i shkëlqyer në fushë, por kurrë nuk u pa si një “model” jashtë saj dhe kush njeh historinë e tij, e kupton pse Raxha nuk mundi apo nuk deshi të ishte i tillë.

Për ta kuptuar këtë, duhet të kthehemi në fillim, në pallatet e Linkeroever në Antverpe. Nëna e tij, Lizy, kishte tre fëmijë nga një martesë e mëparshme, para se të njihte marangozin indonezian Marianus Naingolan. Nga kjo lidhje lindën binjakët Raxha dhe Riana. Kur ata ishin pesë vjeç, babai i tyre u largua përgjithmonë drejt Indonezisë, duke e lënë familjen me borxhe të mëdha.

“Për shkak të babait tim përfunduam te shërbimet sociale. Organizata ‘Nënat për Nëna’ na ndihmonte ndonjëherë me rroba dhe ushqim”, rrëfen Naingolan.

NAINGOLAN2

“Nëna ime punonte vazhdimisht, e madje bënte edhe punë të padeklaruara në një kafene. Ndonjëherë nuk e shihja për dy ditë. Bënte gjithçka që ne të kishim diçka për të ngrënë. Prandaj e urrej aq shumë babain tim.”

Në vitin 2010, Lizy mëson se vuan nga kanceri i përhapur dhe disa muaj më vonë, në moshën 55-vjeçare, para se të ndahej nga jeta, ajo i kërkon Raxhës 22-vjeçar që të kujdeset për motrën binjake dhe pjesën tjetër të familjes.

Pavarësisht varfërisë, mungesës së babait dhe humbjes së nënës, Radja arrin të ndërtojë një karrierë të fortë.

“Ishte një domosdoshmëri. Humbja e një personi kaq të rëndësishëm të jep forcë për të ecur më tej. Nëse nuk do të kisha shkuar në Itali kaq herët, do të kisha përfunduar keq. Futbolli më shpëtoi, sepse si fëmijë isha si një kriminel i vogël. Kur nuk ke asgjë, duhet të kërkosh mënyra për ta pasur. Ne vidhnim gjëra të vogla për mua ajo ishte mbijetesë. Nuk ke zgjedhje në atë moment”, tregoi Naingolan.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top