Nën ‘presionin’ e SPAK, por…ministri Blendi Gonxhe “e djeg” në festën e fundvitit, mes muzikës dhe balerinave


Nën 'presionin' e SPAK, por...ministri Blendi Gonxhe "e

blendi gonxhja-pamje nga festa

TIRANË- Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka festuar me stafin e minitrisë për festat e fundvitit, ndërsa vëmendjen e kanë marrë fotografitë e shpërndara në rrjet. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Gonxhja ka publikuar disa foto nga festa, duke treguar atmosferën euforike. 

Pamjet janë shoqëruar me mbishkrimin e falenderimit dhe mirënjohjes për stafin, teksa ministri Gonxhja thekson se festa është e merituar për ekipin e palodhshëm të ministrisë. 

“Asgjë nuk arrihet pa ata! Ekipi i MTKS, heronjtë e heshtur pas kuintave, pas skrivanive e orëve të gjata mbi letra, projekte e procese pune të lodhshme, që feston fundvitin plot motivim e entuziazëm për 2026-ën e sukseseve!
Faleminderit është pak, party-n e keni hak të gjithë nëse punoni kaq mirë!
Gëzuar Festat, kolegë, miq, shëndet e mbarësi paçi!”, shkruan Gonxhja. 

Megjithatë, postimi i ministrit nuk ka kaluar pa u komentuar, pasi atmosfera dhe entuziasmi i madh mes muzikës dhe balerinave, ka tërhequr vëmendjen. Rrjeti ka shpërthyer në komente, pasi kjo festë e Gonxhes ‘prej sulltani’, vjen teksa qeveria ndodhet nën ‘stuhinë e SPAK’. Ndërsa nga ana tjetër, opozita është ngritur me protesta, duke krijuar një situatë politike jo fort të rehatshme për vendin.

Kjo festë, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh, që nga shpenzimi dhe organizimi, pasi sipas kritikëve, ka dalë nga ‘kufijtë’ e një feste të thjeshtë stafi. Të tjerë e kanë interpretuar si shkëputje nga realiteti, ndërsa theksohet se asnjë ministri tjetër nuk ka festuar në këtë formë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top