Neptun ka konfirmuar ardhjen e serisë më të re të Samsung Galaxy S26 me teknologji të avancuara që kanë në fokus inteligjencën artificiale, privatësinë dhe një përvojë vizuale më cilësore.

Tri modelet e reja: S26, S26+ dhe S26 Ultra kanë disa përparësi dhe për konsumatorët e Neptun Kosovës, produkti shoqërohet edhe me një pako ofertë deri në 200€ më lirë të cilën mund ta shfletoni këtu si dhe Gift Card në vlerë 50€.


Përveç kësaj, ky produkt kursen blerësit edhe në kohë. Me mbushjen 60W dhe ekosistemin magnetik Qi2, nga 0% deri në 100%, pajisja mbushet për vetëm 15 minuta.

Një tjetër risi e modeleve S26, S26+ dhe S26 Ultra është Privacy Display, çka e bën ekranin e telefonit të padukshëm nga anash, ideale për përdorim në hapësira publike dhe ruajtjen e privatësisë.

Një tjetër veçori është mundësia për editim profesional të fotografive përmes AI Photo Reality Editing. Ky opsion mundëson bashkimin natyral të disa fotografive, rikthimin e pjesëve që mungojnë në një foto dhe përmirësime të avancuara pa pasur nevojë për shkarkimin e aplikacioneve shtesë.

Kamera e këtij produkti mbetet akoma 200 megapikselë, por me një ndryshim tek drita. Nga hapja F2.5, në Samsung S26 hapja është F1.4, që kap shumë më tepër dritë dhe mundëson realizimin e fotografive më të pastra edhe në errësirë.

Top specifikat e produktit:

  • Privacy Display – siguri më e madhe e privatësisë,
  • AI Photo Reality Editing – editim inteligjent dhe më profesional i fotografive,
  • Kamerë 200 MP me më shumë dritë dhe foto më të pastra natën,
  • Mbushje 60W me ekosistem magnetik,
  • Ekran i ri M14 me anti-reflektim – dukshmëri më e mirë në diell, konsum më i ulët baterie dhe përvojë më e rehatshme,
  • Procesor i ri Snapdragon 8 Elite Gen 5 – më i shpejtë dhe më efikas,
  • Dizajn i ri me skaje më të rrumbullakosura Android 16 me OneUI 8.5,
  • Bateri 5000 amper,

Neptun është zinxhir lider në shitjen me pakicë të pajisjeve elektronike në Kosovë.

Produktet përfshijnë një linjë të gjerë: TV, Audio/Video, IT dhe aksesorë të ndryshëm, Smartphone, rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, kondicionerë, pajisje për kujdes personal dhe shumë të tjera.

Neptun numëron 16 dyqane në Kosovë, me plane për zgjerim të mëtejshëm.

Është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International. Neptun synon të vazhdojë të ofrojë inovacion dhe cilësi për konsumatorët në mbarë vendin.