“Ne mbështesim rrugëtimin tuaj në BE”! Çështja Balluku? McAllister: Është përgjegjësi politike, të zgjidhet nga qeveria!


"Ne mbështesim rrugëtimin tuaj në BE"!

David McAllister

TIRANË- Delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, të kryesuar nga Kryetari David McAllister ka zhvilluar një vizitë pune në Shqipëri. Në përfundim të vizitës, McAllister është ndalur në një konferencë për mediat, ku ka folur për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt rrugëtimine Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Diplomati europian bëri me dije se ka nisur puna për raportin vjetor që do të prezantohet në Parlamentin Europian të enjten e ardhshme. McAllister theksoi se BE e mbështet rrugën e Shqipërisë drejt familjes europiane, ndaj bëri thirrje që të vijojë puna me përmbushjen e reformave.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian renditi tre pika që cilësohen të rëndësishme për BE-në, duke nisur nga lufta kundër korrupsionit, përdundimi në kohë i reformës zgjedhore dhe mbrojtja e lirisë dhe pluralizmit mediatik.

“Shqipëria e ka hapur grupakapitullin e fundit dhe është në pritje të daljes së raportit në lidhje me standardet e ndërmjetme. Jemi duke punuar dhe për raportin vjetor të PE, i cili do të prezantohet të enjten e javës së ardhshme. Në vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin në BE. Njohim edhe rezultatet e forta, dëshmia e së cilës ka qenë hapja e grupkapitujve në 13 muaj. Nuk ka vend për vetëkënaqje, por Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të punojë edhe më fort për përmbushjen e negociatave.

Dua të them tri pika që janë shumë të rëndësishme për PE sepse kanë lidhje me vlerat themelore: së pari, ka nevojë që të vijojë lufta kundër korrupsionit. Është bërë shumë në këtë fushë, por nuk jemi ende të kënaqur. Nevojitet implementim i plotë i legjislacionit, plotësim me staf të strukturave të drejtësisë, të mos ketë ndërhyrje politike dhe politikanët të japin shembullin. Së dyti, duam të shohim një reformë zgjedhore reale që të bëhet në kohë të mjaftueshme duhet të jetë gjithëpërfshirëse me opozitën dhe t’u adresohet rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Së treti, duam të shohim përpjekje të forta për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe pluralizmin mediatik. Kjo kërkon më shumë transparencë nga pronarët e mediave dhe masa garantuese për të mbrojtur gazetarët”, tha McAllister.

Diplomati europian McAllister komentoi edhe rastin e Belinda Ballukut. Ai deklaroi se çështja e Ballukut është një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. McAllister u shpreh se kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve në Tiranë, ndërsa theksoi se nuk është në pozicion për të komentuar një çështje individuale. Ai deklaroi se rasti i Ballukut nuk është vetëm çështje juridike, por edhe por edhe përgjegjësi politike. 

“Unë nuk mund të komentoj me hollësi për çështje individuiale. Por për këtë rast që përfshin zonjën Balluku, do të thosha që  është një cështje që do bëjë test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit…Kjo çështje ka pasur një vëmendje gjatë takimeve që ne kemi pasur. Unë nuk jam në pozicionin për ta komentuar.  Por kjo nuk është thjesht një çështje ligjore por edhe e përgjegjshmërisë politike që duhet të zgjidhet nga qeveria shqiptare”, tha ai. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top