Në listë për ndeshjen ndaj Interit, talenti kuqezi pret debutimin në Serinë A

Në listë për ndeshjen ndaj Interit, talenti kuqezi pret debutimin në Serinë A

Nov 1, 2025 | 19:21






























Mbrojtësi i ri shqiptar Adi Kurti, pjesë e skuadrës së moshave të Hellas Veronës, është përfshirë në listën e grumbullimit për ndeshjen ndaj Interit, e cila zhvillohet nesër në kampionatin italian të Serisë A. Vendimi i stafit teknik lë mundësinë që 19-vjeçari të ketë minuta në fushë, çka do të përbënte edhe debutimin e tij në elitën e futbollit italian.

adi kurti

Kurti është pjesë e Kombëtares Shpresa dhe prej disa sezonesh zhvillon karrierën e tij jashtë vendit. Ai vlerësohet si një lojtar me perspektivë, dhe aktivizimi i mundshëm ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë si Interi do të ishte një hap i rëndësishëm në rrugën e tij sportive.

Për momentin, mbetet të shihet nëse trajneri do t’i japë minuta nga pankina, por grumbullimi sinjalizon se mbrojtësi shqiptar po afron gjithnjë e më shumë me skuadrën e parë të Veronës.

WhatsApp Image 2025-11-01 at 7.06.02 PM

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top