Milan po synon të blindojë sulmin jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Megjithëse ardhja e Niklas Fulkrug në janar duket gjithnjë e më pranë, në ditët e fundit klubi kuqezinj ka nisur punën për të siguruar edhe Andrej Kostiç, sulmues i Partizanit të Beogradit. Një profil i ri dhe premtues, tashmë me një përvojë të shkurtër në Itali. Por kush është vërtetë Andrej Kostiç?

KARTELA E LOJTARIT – Lindur në Podgoricë më 16 janar 2007, Kostiç u transferua këtë verë te Partizani për pak më shumë se një milion euro, pas një periudhe të gjatë te Buduçnost Podgorica, klubi i qytetit të tij. Me një gjatësi 1.90 m, ai mund të luajë si sulmues qendror, por edhe si sulmues i dytë.
Këtë sezon, Kostiç ka shënuar 9 gola në 26 ndeshje, duke luajtur 746 minuta, por vetëm 3 herë nga minuta e parë. Ai bën pjesë edhe në përfaqësuesen e Malit të Zi, ku aktivizohet me ekipin U21 dhe së fundmi ka shënuar golin e avantazhit në ndeshjen kundër Italisë së Silvio Baldinit në La Spezia.
KOSTO DHE E ARDHMJA – Ndërkohë që diskutohet nëse marrëveshja do të mbyllet që në janar apo vetëm në qershor, Milan dhe Partizani po bisedojnë mbi shifrat për të finalizuar transferimin. Plani i kuqezinjve është ta sigurojnë lojtarin menjëherë, për të shmangur rritjen e çmimit.
Investimi pritet të jetë midis 5 dhe 10 milion euro, dhe më pas Kostiç do të nisë gradualisht aventurën italiane te Milan Futuro, në Serie D. Megjithatë, nga Serbia dhe nga zëvendëspresidenti i Partizanit, Predrag Mijatoviç, vijnë informacionet se kontrata e tij, e vlefshme deri në 2030, përmban një klauzolë prej 20 milion eurosh.
LIDHJA ME VLAHOVIÇIN – Në disa aspekte, Andrej Kostiç ngjason me Dusan Vlahoviçin, madje edhe jashtë fushës. Për shembull, të dy ndiqen nga i njëjti agjent, Darko Ristiç. Ky fakt nuk duhet nënvlerësuar, sidomos pasi ditët e fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm të Vlahoviçit te Milani.
PANORAMASPORT.AL








