Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, vazhdon të shkruajë historinë me fanellën zikaltër. Me 10 golat e shënuara gjatë vitit 2025, sulmuesi argjentinas është bërë lojtari i katërt në historinë e klubit që arrin të shënojë të paktën 10 gola në shtatë vite të ndryshme kalendarike në Serie A.

Para tij, një arritje e tillë ishte realizuar vetëm nga legjendat Alesandro Altobelli (shtatë herë), si dhe Benito Lorenci dhe Xhuzepe Meaca (të dy me nga tetë vite).
Ky rekord e vendos edhe më shumë Lautaron në mesin e emrave më të mëdhenj në historinë e Interit, duke konfirmuar rolin e tij si lider dhe garanci goli për skuadrën e Kristian Kivu. Me formën e tij të jashtëzakonshme, “El Toro” synon jo vetëm të thellojë këtë statistikë, por edhe të udhëheqë Interin drejt titujve të tjerë në sezonin aktual.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL








