Në dokument ora 12:00! Për Nokën afati s’ka mbaruar, ‘tallet’ me kandidatët: Kanë afat deri në mesnatë


Në dokument ora 12:00! Për Nokën afati s'ka mbaruar,

foto ilustrim: flamur noka-dokumenti (orari)

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas përfundimit të afatit për kandidatët që dëshirojnë të garojnë për kreun e ri të PD-së. Afati zyrtar ishte deri në mesditë ora 12:00, ndërsa Noka e komentoi me ironi, duke thënë se disa kandidatë duket sikur prisnin mesnatën, orën 00:00. 

Në dokument ora 12:00! Për Nokën afati s'ka mbaruar,

DOKUMENTI

Noka deklaroi për mediat se dera e Partisë Demokratike është e hapur për demokratët që plotësojnë kriteret. Ai theksoi se kandidimi nuk është i hapur për të gjithë, por vetëm për ata që i shërbejnë partisë dhe jo kundërshtarit politik.

“Çdo anëtar i PD që ka dëshirë dhe plotëson kriteret mund të aplikojë. Dera e partisë është e hapur për të gjithë, asnjë anëtari të PD nuk i është refuzuar aplikimi. Unë juve me datën 13 mars kur ka marrë vendimin kryesia PD për çeljen e garës ju kam njoftuar, nuk ka munguar transparenca. Pretendentët kanë pasur një muaj afat. Dera e PD është e hapur, ja shiheni.”, tha Noka.

Afati për dorëzimin e kandidaturave për tu bërë pjesë në garën për drejtuesin e ri të PD, ka skaduar në 12:00. 

I vetmi aplikim që është pranuar është ai i mjekes Mereme Sela, ndërsa e vetmja kandidaturë e zyrtarizuar është ajo Sali Berishës. Pranë selisë blu sot janë paraqitur Evi Kokalari, avokatja Alesia Balliu dhe përfaqësues së ish-deputetit Ervin Salianji, por nuk janë pranuar. Të 3 kanë thënë se dokumentacionin do e dorëzojnë dhe në rrugë elektronike./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top