Në 2017 i dha zgjidhje krizës PD-PS- McAllister rikthehet me mesazh: Shqipëria ka humbur 11 vende, politika mos ndërhyjë në drejtësi


Në 2017 i dha zgjidhje krizës PD-PS- McAllister rikthehet me mesazh:

David McAllister

TIRANË-Delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, kryesuar nga Kryetari David McAllister zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. McAllister u rikthye në Tiranë pas 9 vitesh po me një synim të qartë, ku ashtu si në vitin 2017 i dha zgjidhje krizës politike një paketë propozimesh kompromisi që përfshinte sugjerime konkrete për mënyrën se si opozita dhe mazhoranca mund të bashkëpunojnë. 

Këtë herë zyrtari europian u ndal në tre pika që cilësohen të rëndësishme për BE-në, duke nisur nga lufta kundër korrupsionit, përfundimi në kohë i reformës zgjedhore dhe mbrojtja e lirisë dhe pluralizmit mediatik. McAllister i bëri thirrje politikës që të mos ndërhyjë në drejtësi. Ai solli në vëmendje raportin e TI, ku Shqipëria ka humbur 11 vende në rënditje. 

David McAllister: Jemi duke punuar dhe për raportin vjetor të PE, i cili do të prezantohet të enjten e javës së ardhshme. Në vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin në BE. Njohim edhe rezultatet e forta, dëshmia e së cilës ka qenë hapja e grupkapitujve në 13 muaj. Nuk ka vend për vetëkënaqje, por Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të punojë edhe më fort për përmbushjen e negociatave. Dua të them tri pika që janë shumë të rëndësishme për PE sepse kanë lidhje me vlerat themelore: së pari, ka nevojë që të vijojë lufta kundër korrupsionit. Është bërë shumë në këtë fushë, por nuk jemi ende të kënaqur. Nevojitet implementim i plotë i legjislacionit, plotësim me staf të strukturave të drejtësisë, të mos ketë ndërhyrje politike dhe politikanët të japin shembullin. Së dyti, duam të shohim një reformë zgjedhore reale që të bëhet në kohë të mjaftueshme duhet të jetë gjithëpërfshirëse me opozitën dhe t’u adresohet rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Së treti, duam të shohim përpjekje të forta për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe pluralizmin mediatik. Kjo kërkon më shumë transparencë nga pronarët e mediave dhe masa garantuese për të mbrojtur gazetarët. Ekziston nevoja për të ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit. Shumë është arritur në këtë fushë por nuk është në nivelin e kënaqshëm. Javën që shkoi doli raporti i TI, Shqipëria ka humbur 11 vende në renditje. Është e nevojshme që të ketë një zbatim të plotë të legjislacionit, të ketë plotësim të stafit të strukturave të drejtësisë, të mos ketë ndërhyrje politike dhe duhet që politikanët të udhëheqin duke dhënë ata vetë shembullin.

Kujtojmë David McAllister zbarkoi në Tiranë në pranverën e vitit 2017, kur Shqipëria po përballej me një krizë politike ku së bashku me eurodeputetin Knut Fleckenstein sollën një draft marrëveshje të përgatitur për të zhbllokuar krizën. Ata sollën në tryezë një paketë propozimesh kompromisi që përfshinte sugjerime konkrete për mënyrën se si opozita dhe mazhoranca mund të bashkëpunojnë për zgjedhje, dhe u arrit marrëveshja e famshme e 17 Majit 2017 Rama-Basha, në atë që u quajt “McAllister Plus”, një paketë kompromisi e pranuar nga opozita dhe e mbështetur edhe nga mazhoranca. Opozita vendosi të pranojë propozimin e kompromisit duke lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe duke hequr bllokimin, dhe marrëveshja synonte të siguronte garanci për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, përfshirë zgjedhjen e institucioneve të pavarura për procesin. Më në fund, kjo solli zgjidhjen e krizës politike dhe pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e vitit 2017.

Poll



Source link

Scroll to Top