Ndryshimi nga viti 2027, Formula 1 rikthehet në shtetin e harruar pas gjashtë vitesh

Ndryshimi nga viti 2027, Formula 1 rikthehet në shtetin e harruar pas gjashtë vitesh

Dec 17, 2025 | 16:09






























Portimao rikthehet në kalendarin e Formulës 1. Portugalia do të jetë sërish mikpritëse e një Çmimi të Madh për sezonet 2027 dhe 2028. Ajo do të zëvendësojë gara të tjera që do të largohen nga kalendari, siç është Zandvort, i cili nuk do të vazhdojë përtej vitit 2026.

Screenshot 2025-12-17 155737

Pista e Algarves dallohet për ngritjet dhe zbritjet e theksuara përgjatë 4.6 kilometrave të saj. Ajo përfaqëson një sfidë të vërtetë për aftësitë e pilotëve, megjithëse parakalimet nuk janë të lehta, për shkak të gjerësisë relativisht të kufizuar të pistës.

Hera e fundit që Formula 1 garoi në Portimao ishte në sezonin 2021. Si në atë vit, ashtu edhe në sezonin paraardhës, pista portugeze luajti një rol kyç në ndërtimin e një kalendari të ndikuar nga pandemia e “COVID-19”.

Luis Hamilton ishte fituesi i fundit në Portugali dhe pikërisht aty ai barazoi rekordin historik të Mikael Shumakerit për numrin e fitoreve në Formula 1, duke arritur kuotën e 92 triumfeve.

“Interesi dhe kërkesa për të organizuar një Çmim të Madh të Formulës 1 janë më të larta se kurrë. Për këtë arsye, dëshiroj të falënderoj të gjithë partnerët në rikthimin e garës në Portugali. Pres me padurim të bashkëpunojmë sërish për të siguruar që Portimao të rikthehet në kalendar në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Stefano Domenikali në komunikatën zyrtare ku njoftohet futja e Portugalisë në kalendarin e Formulës 1 për sezonet 2027 dhe 2028.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top