TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht sot një paketë me amendamente dhe propozime për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit.
Me firmë të kreut të grupit parlamentar të PD është depozituar në Kuvend paketa e propozuar nga opozita për këto ndryshime, duke theksuar se çdo ndryshim në Rregullore duhet të jetë produkt i një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual.
Sipas draftit, propozimet e Partisw Demokratike:
– Propozohet që Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të ketë përbërje me raporte të barabarta midis shumicës dhe pakicës parlamentare (5 me 5), për të shmangur përdorimin e masave disiplinore si mjet politik. Aktualisht përbëhet nga 5 anëtarë, 3 PS dhe 2 PD.
– PD kundërshton reduktimin e kohës së diskutimeve nga 10 në 5 minuta për projektligjet, duke e cilësuar këtë si cenim të lirisë së shprehjes dhe parimit të demokracisë përfaqësuese.
– Pezullimin e vendimeve për përjashtimin e deputetëve derisa të shprehet Byroja si dhe rritjen e stafit mbështetës.
– PD propozon që seancat plenare të mos zgjasin përtej orës 22:00, me qëllim garantimin e transparencës dhe informimin e duhur të qytetarëve.
– Propozohet që grupeve parlamentare t’i vihet në dispozicion staf politik mbështetës.
– Kryesimi i grupeve të miqësisë, përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në këshillim me kryetarët e grupeve parlamentare, duke mbajtur parasysh përfaqësimin politik sipas përpjesëtimit që zënë në Kuvend.
– Demokratët propozojnë gjithashtu që institucionet shtetërore të jenë të detyruar t’u kthejnë përgjigje deputetëve brenda 15 ditëve dhe nëse kjo nuk ndodh, ndërhyn kryetari i Kuvendit.
Dokumenta bashkëngjitur



