Ndryshimi i Ligjit me “imunitet” për ministrat, KE: Po i monitorojmë, kujdes…Kuvendi të trajtojë pa vonesë kërkesat


Ndryshimi i Ligjit me "imunitet" për ministrat, KE: Po i

flamuri i be dhe shqiperise

TIRANË- Komisioni Europian ka reaguar lidhur me amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të dorëzuar nga qeveria më 16 shkurt, që parashikon ndalimin e pezullimit anëtarëve të qeverisë. Në një reagim për Report Tv, BE-ja deklaron se po e monitoron nga afër situatën, duke theskuar ndër të tjera, se çdo nismë ligjore duhet të përputhet më standartet e Bashkimit Europian.

“BE po monitoron nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt. BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane”, thuhet në reagim.

KE-ja përsëri edhe një herë rëndësin e Kuvendit, duke theksuar se është përgjegjësi e tij për të trajtuar pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij, referuar rastit të Ballukut. 

“Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” nënvizon ndër të tjera Komisioni europian.

Si e komentoni këtë amendament?

BE-ja po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

A është konsultuar qeveria shqiptare me Bashkimin Evropian lidhur me këto ndryshime?

BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis-in e BE-së dhe standardet evropiane.

A e konsideroni këtë ndryshim ligjor të përshtatshëm në periudhën aktuale që po kalon vendi, veçanërisht në lidhje me luftën kundër korrupsionit në nivele të larta?

Kjo përfshin gjithashtu zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shteti i së drejtës dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i gjyqësorit në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së.

A ekziston rreziku që kjo të krijojë një përplasje më të thellë ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv?

Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive.

A do të ndikojë një vendim i tillë nga autoritetet zyrtare në Tiranë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian?

Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Grupi Parlamentar i PS ka prezantuar dje, 16 shkurt, nismën ligjore për ndryshimin e nenit 242, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas propozimit të PS-së, në nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut do të shtohen edhe 7 subjekte të reja ndaj të cilave nuk mund të shtrihet masa e sigurisë e pezullimit të detyrës. Bëhet fjalë për Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv/kryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi për pezullimin e një ministri është skandaloz dhe i pajustifikueshëm pasi nuk cenon personin, por funksionin. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top