TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit është mbledhur sot me firmë të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi. Në rend dite është diskutimi i projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.
Mbledhja e Këshillit ka vijuar me debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe të PD-së, pasi këta të fundit, kundërshtojmë propozimet e reja të paraqitura nga Partia Socialiste me arsyetimin se duhet që të pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Peleshit sot duhet thjesht të diskutojnë propozimet e paraqitura nga mazhoranca, duke lënë jashtë shqyrtimit objektivat që lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Gent Strazimiri kërkoi reflektim nga socialistët ndërsa shtoi se ndryshimet në rregullore nuk janë urgjencë. Gjatë debateve, deputetja demokrate Elda Hoti ironizoi socialistët teksa u përmendi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjn e ish zv kryeministres Belinda Balluku me arsyetimin se duhej pritur Gjykata Kushtetuese. Sipas saj, maxhoranca kur ka interes, e pret vendimin e GJK, ndërkohë në raste të tjera bën të kundërtën.
Diskutimet në mbledhje:
Gent Strazimiri: Pse duhet të vazhdojmë sot me urgjencë në një kohë kur ka ndodhur, Gjykata Kushtetuese e ka gjetur në shkelje duke propozuar seancës një veprim antikushtetues. Bëjmë sikur gjëja nuk ka ndodhur, fillojmë menjëherë nga e para. Kjo nuk është aspak reflektive. Ajo që themi, pikërisht se nuk ka ndonjë urgjencë të madhe, pse të mos presim në këtë akt reflektimi, argumentimin e GJK që të biem. Ta presim o Niko! Pse duhet ti dëgjojmë sot dhe jo nesër.
Niko Peleshi: Sot nuk po iu ftoj që të ezaurojmë propozimet nga një grup deputetët, por t’i dëgjojmë. Të mos prekim çështje që janë objekt i vendimit të GJK, të japim kohën e nevojshme, jo vetëm çështjeve të GJK me të cilat nuk merremi dot se nuk është zbardhur vendimi dhe e dyta duhet të kalojë në këshillin e legjislacionit. Të dëgjojmë prezantimin sot, të mblidhemi në një tjetër. Dhe çështjet që janë objekt i GJK nuk do të trajtohen as me urgjencë dhe as pa dalë vendimi i GJK apo pa kaluar në këshillin e legjislacionit.
Elda Hoti: Kushtetuta për ju është Taulanti, për ne është kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Nuk mund të lejomë që në këtë mbledhje të shkeljet kushtetuta se shqyrtimi dhe miratimi i këtyre ndryshimeve cenon nenin 132 të kushtetutës, që sanksionon se vendimet e GJK janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Në rastin e Ballukut, u shty pafund mbledhja e këshillit duke pritur vendimin e GJK iu vlen, është fatkeqësi që kjo maxhorancë e trajton parlamentin si institucion një partiak. Kjo është e treta herë radhazi që maxhoranca propozon ndryshime të njëanshme për rregulloren e kuvendit. Kjo është për t’i kufizuar kohën opozitës. Të presim zbardhjen e vendimit të GJK dhe të respektojmë kushtetutën e Shqipërisë.
Çfarë propozon drafti i Partisë Socialiste? Drafti i socialistëve përashikon ndryshime nga rregullorja aktuale, që nga reduktimi i minutazhit të fjalimeve të deputetëve, nga 10 minuta në vetëm 5; numri i komisioneve, duke kaluar në 11 nga 8 që ishin më parë. Socialistët kërkojnë edhe që ligjet që synojnë përafrimin me normat e BE-së, tani e tutje të miratohen pa diskutime të gjata./ZËRI




