TIRANË-Ministri i Drejtësisë Besfort Lamllari ka raportuar në Komisionin e Ligjeve lidhur me Kodin e ri Penal, por edhe me shqetësimet për mënyrën se si përdoret paraburgimi në Shqipëri. Sipas tij Kodi i ri Penal do të marrë edhe ‘ok’ nga Brukseli, por priten edhe ndryshime në Kodin Civil.
“Lidhur me Kodin Civil, do të vijojmë edhe një rishikim të Kodit Civil për të adresuar problematikat, por është ende herët të flasim me këtë proces. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës Civile do jenë pjesë e rishqyrtimit, për ti përfaruar me direktivat e BE. Një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar. Kjo duhet adresuar. Kjo ka të bëjë edhe me mënyrën si janë shkruar dispozitat, por edhe me zbatimin e tyre në praktikë. Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit, kur plotësohen edhe kushtet e rrezikshmërisë. Kjo kërkon ndërgjegjësim të gjithë aktorëve përkatës, prokurorive dhe gjykatave, këtu vjen në ndihmë edhe roli i partnerëve,“-u shpreh Lamllari.



