Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën për javën e 12-të të Superiores. Ka surpriza në kalendar, pasi për herë të parë Dinamo do e presë Elbasanin në stadiumin “Air Albania”.

Supersfida e javës, Dinamo-Elbasani, do të luhet të shtunën në orën 19:00. Më parë, më 22 nëntor, Egnatia do masë forcat me Bylisin dhe Vora me Teutën prej orës 16:00.
Sërish ndryshim stadiumi, pasi Vora do e luajë ndeshjen në stadiumin “Niko Dovana”. Kështu duket si marrëveshje mes dy klubeve, njëjtë si rasti i Partizanit. Kësht në dy fazat e ardhshme të zhvillohen ndeshjet te stadiumi i Vorës.
Partizani ndërkohë do e presë Vllaznisë tek “Arena e Demave”, të dielën e 23 nëntorit. Ky takim do të nisë në orën 16:30, njëjtë si Flamurtari-Tirana.
AXHENDA E JAVËS SË 12-TË
E shtunë, 22 nëntor
Vora – Teuta, stadiumi “Niko Dovana”, ora 16:00
Egnatia – Bylis, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 16:00
Dinamo – Elbasani, stadiumi “Air Albania”, ora 19:00
E diel, 23 nëntor
Partizani – Vllaznia, stadiumi “Arena e Demave”, ora 16:30
Flamurtari – Tirana, stadiumi “Flamurtari”, ora 16:30
PANORAMASPORT.AL








