TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me kryebashkiakët socialistë sot. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se sipas programit të qeverisë do të ndërtohen 1 mijë laboratorëve të dedikuar për teknologjinë. Rama iu drejtua kryebashkiakëve se duhet të organizojnë një sistem që të rinjve t’iu jepet mundësia që të kenë akses në laboratorë edhe pas orëve të mësimit. Më tej, ai shtoi se duhet të ndërtohen shkolla të tjera profesionale dhe konvikte.
“Laboratorë të dedikuar për teknologjinë në klasat e shkollave të cilat sot që flasim janë mbi 300, ndërkohë që me programin e qeverisë do të shkojnë në 1 mijë. Nuk mund të jenë laboratorë për nxënësit vetëm gjatë orës së mësimit, por edhe të mësimit të teknologjisë pas orës së mësimit. Për këtë duhet angazhimi dhe puna e drejtorive e bashkive për të organizuar një sistem ku të rinjve t’iu jepet mundësi të kenë akses në këto laboratorë. Domosdoshmëri për të forcuar strukturën e arsimit profesional. Do ju lutesha që të jeni aktivë në këtë aspekt dhe sa u përket konvikteve për arsimin profesional, kemi hartuar disa ndërhyrje. Duhen identifikuar prej jush nevojat për shkolla të tjera profesionale dhe konvikte”, tha Rama./ZËRI



