“Natën ta bëjmë ditë”! Berisha nga “Foltorja”: Më 24 janar, protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana


"Natën ta bëjmë ditë"! Berisha nga

sali berisha

TIRANË- Opozita ka mbajtur “Foltoren” e radhës përballë Kryeministrisë, ku i pranishëm ishte edhe kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve, Berisha foli për protestën e paralajmëruar të opozitës më 24 janar, duke e cilësuar si një më të fuqishmet që janë zhvilluar ndonjëherë në Tiranë.

Berisha bëri thirrje që të gjithë demokratët të mblidhen dhe t’i bashkohen protestës më të fuqishme, 24 janar. ‘Ta bëjmë natën ditë’, është shprehur lideri demokrat, pasi sipas tij ‘nuk do ketë drejtësi pa kryengritje paqësore të shqiptarëve’.

“Përpara nesh është një organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë. Në 24 janar do jetë protesta më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë Tirana. Në parlament qëndrojnë hajdutët më të mëdhenj, që qëndrojnë aty, për t’ju thënë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur e do ju vjedhim. Shqiptarët po presin fitoren e opozitës. 24 janari është dita e së vërtetës së madhe. Mos ju mungojë guximi në 24 janar. Bota po pret veprimin tonë. Ky regjim ka arrestuar politikanë opozitarë. Është jetike t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara drejtësisë. Shqipëria nuk do ketë drejtësi pa kryengritje paqësore të shqiptarëve. Ta bëjmë natën ditë këtë javë. Sheshet e Tiranës të shndërrohen në tmerrin e regjimit dhe triumfin e qytetarëve. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se në 24 janar do të mbajë një protestë fuqishme përpara Kryeministrisë. Më 24 janar në orën 17;00 do të mbahet protesta e radhës kombëtare e Partisë Demokratike, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se opozita zhvilloi protestën e parë kombëtare më 22 dhjetor 2025, tubim i cili u shoqërua edhe me tensione, ku në përfundim të fjalimit mbyllës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe hoqën gardhin metalik. Një qytetar u përfshi nga flakët dhe një efektiv policie u plagos./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top