Pas humbjes së rëndë të Napolit në fushën e PSV Eindhoven, Antonio Konte pranoi hapur vështirësitë që po kalon skuadra.
“Këto situata nuk ndodhin rastësisht. Duhet të mësojmë nga kjo disfatë dhe të kthejmë trendin. Vitin e kaluar fituam një kampionat të jashtëzakonshëm, por këtë sezon kemi nëntë lojtarë të rinj për t’u integruar, dhe ky është një proces i ndërlikuar.”
Konte theksoi se niveli i Champions League kërkon kohe dhe përqendrim maksimal: “Do të jetë një vit kompleks, sepse duhet të rikrijojmë alkiminë e grupit. Kam shumë besim, por duhet punë, durim dhe sakrificë.”
Tekniku italian pranoi gjithashtu se merkatoja e gjerë ishte e domosdoshme: “Skuadra kishte nevojë për thellësi, ndaj ndërhymë fort. Por këto ndryshime kërkojnë kohë për t’u shkrirë në një njësi të vetme. Do të rikthejmë energjinë dhe balancën, pa kërkuar justifikime.”
PANORAMASPORT.AL








