Napoli në krizë pas turpërimit në Eindhoven, Interi bëhet testi i së vërtetës për Konten

Napoli në krizë pas turpërimit në Eindhoven, Interi bëhet testi i së vërtetës për Konten

Oct 23, 2025 | 17:23






























Humbja e rëndë 6-2 ndaj PSV-së ka hapur zyrtarisht një krizë të thellë në shtëpinë e Napolit. Skuadra e Antonio Kontes doli nga “Philips Stadion” e rrënuar, me moralin në tokë dhe me shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e afërt.

asdasdsadsad

Kurrë më parë klubi nuk kishte pësuar kaq shumë gola në një ndeshje evropiane – një shifër që kthehet pas gati tridhjetë vjetësh në historinë e errët të napolitanëve. Ndeshja nisi mirë, me disa minuta të para të guximshme dhe me epërsi të merituar, por më pas gjithçka u shemb si një kështjellë rëre. PSV përmbysi rezultatin dhe Napoli u shpërbë plotësisht, pa asnjë reagim, duke u dorëzuar me lehtësi shqetësuese.

Që nga goli i tretë, skuadra humbi organizimin, distancat dhe çdo ndjesi loje kolektive. Të flasësh për gabime individuale është e kotë: problemi është më i thellë dhe lidhet me qëndrimin psikologjik të ekipit. Në transfertë, Napoli duket sikur e humb identitetin – tri humbjet e tjera sezonale (kundër Mançester Siti, Milan dhe Torino) e konfirmojnë këtë trend të rrezikshëm.

Konte, i cili u soll për t’i dhënë skuadrës karakter dhe stabilitet, duhet tani të reagojë shpejt. Goditja e Eindhovenit është një alarm i fortë që kërkon analizë të sinqertë dhe përgjigje të menjëhershme. Koha nuk pret, sepse të shtunën në orën 18:00 në “Diego Armando Maradona” vjen Interi, sfida që mund të përcaktojë shumë për fatin e sezonit.

Një tjetër dështim do të ndezë krizën në të gjitha drejtimet. Tifozët kërkojnë reagim, klubi pret krenari dhe Konte duhet të kthejë zhgënjimin në energji. Vetëm një qëndrim luftarak mund të shmangë kalimin nga euforia e verës në një dimër të errët napolitan.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top