Napoli dhe Bolonja luajnë për Superkupën e Italisë, trajneri Konte: Synojmë trofeun, fituesi mbahet mend

Napoli dhe Bolonja luajnë për Superkupën e Italisë, trajneri Konte: Synojmë trofeun, fituesi mbahet mend

Dec 22, 2025 | 10:29






























Napoli luan sonte shanset për një tjetër trofe të rëndësishëm, Superkupën e Italisë.konteNë Riad, kampionët e Italisë, pasi eleminuan në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni Milanin, do të sfidojnë në finalen e madhe Bolonjën e Vinçenco Italianos, skuadrën që fitoi sezonin e shkuar Kupën e Italisë e që në gjysmëfinale eleminoi skuadrën tjetër milaneze, Interin. Në prag të finales së Superkupës Italiane, trajneri i Napolit, Antonio Konte, u paraqit në konferencë për shtyp, duke folur hapur për rëndësinë e trofeut dhe për momentin që po kalon skuadra.

Mister Konte, çfarë përfaqëson për ju kjo finale e Superkupës Italiane?

Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në një finale. Por duhet të jemi realistë: në fund, njerëzit mbajnë mend vetëm ekipin që fiton. Finalet luhen për tu fituar, ndaj do të hyjmë me mentalitetin e duhur, për të ngritur në fund të 90 minutave trofeun, pavarësisht se do të jetë tepër e vështirë.

 A është kjo një ndeshje vendimtare edhe për sezonin?

Çdo trofe ka peshën e vet. Fitoret japin besim dhe energji, sidomos në një sezon të gjatë dhe me shumë presion. Ky trofe është i rëndësishëm për ne. Do të synojmë ta fitojmë për të kënaqur tifozët tanë.

Napoli vjen pas një humbjeje kundër Bolonjës në kampionat. Çfarë mësimi nxirrni nga ajo sfidë?

Ajo ndeshje na tregoi se nuk mund të gabosh asgjë. Duhet intensitet maksimal dhe përqendrim nga minuta e parë. Do të jetë një ndeshje tërësisht tjetër kjo, pasi luajmë një finale, ndaj nuk parapëlqej të bëj krahasime.

Si është gjendja fizike dhe mendore e lojtarëve?

Kemi luajtur shumë ndeshje dhe lodhja është e pashmangshme. Por grupi është rikuperuar mirë dhe është gati për finale.

Sa ndikon aspekti psikologjik në një ndeshje të tillë?

Ndikon shumë. Finalet nuk luhen, fitohen. Duhet karakter dhe personalitet për të dalë fitues.

Çfarë mesazhi keni për lojtarët para finales?

Të japin gjithçka në fushë. Sepse në histori mbahen mend vetëm fituesit.

IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top