Nancy VanHorn “zbarkon” në Kuvend, pritet nga Niko Peleshi, nesër takohet me Ballën


Nancy VanHorn "zbarkon" në Kuvend, pritet nga Niko Peleshi,

Nancy VanHorn ne kuvend

TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka mbërritur mesditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku është pritur në takim nga kryeparlamentari Niko Peleshi. Ende nuk dihen arsyet e takimit, i cili vjen një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ku u propozua ndryshimii ligjore i Nenit 242.

Burime bëjnë me dije se ditën e nesërme, VanHorn do të zhvillojë takim edhe me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Lidhur me ndryshimin e ligjit, sipas socialistëve, propozimi nuk ka të bëjë me rastin e pezullimit të Belinda Ballukut. Socialistët bëjnë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top