TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Kreu i qeverisë theskoi se në Shqipëri ka pasur rritje të moderuar, në një kohë që në tregjet në tregjet ndërkombëtare, është konstatuar një rritje me 40%.
Sipas Ramës, nuk është parë e arsyeshme rikthimin e Bordit të Transparencës, duke paralajmërua kompanitë se kjo situatë kërkon që të pranojnë marzhe më të ulëta fitimi.
“Çmimi është rritur në mënyrë të moderuar. Gjithsesi sfida është e hapur, nuk di të thitë askush se kur do të mbyllet ajo betejë, që mban faktikisht lidhur pas vetes edhe çmimin e naftës. Nuk di të thotë askush se si do të shkojë çmimi në bursë, nëse do ketë rritje, stabilizim, por është e sigurt që ne mund të bëjmë atë që neve na takon. Duke nisur nga rezerva, konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme, në kontrata figuron e garantuar për rreth 100 ditë, megjithatë mbetet për tu monitoruar ditë pas dite situata. Nuk e kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapin dhe të kalojmë në Bord pasi në fund të ditës nëse dialogu funksionon siç ka funksionuar deri tani, qëllimin nuk kemi t’ju shtrëngojmë në punën tuaj, por që bashkërisht të merrni vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra në supet e konsumatorit. Natyrisht kjo do të thotë marzhe më të ulëta fitimi për ju, por më mirë marzhe sesa Bordin në kurriz”, tha Rama.



