“Nafta 217 lekë”, Braçe: Të ngrihet sa më parë Bordi, pa tregtarët!


"Nafta 217 lekë", Braçe: Të ngrihet sa më

Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për rritjen e çmimit të naftës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se nafta ka shkuar 217 lekë për litër. Socialisti shprehet se duhet të ngrihet Bordi i Transparencës sa më parë. Sipas tij, Bordi duhet të jetë më ndryshe nga ai i 4 vite më parë, ku nuk duhet të ketë tregtarë në përbërjën e tij, pasi ata e kanë humbur të drejtën ligjore që të përcaktojnë çmimet. Më tej, ai shton se Bordi nuk duhet që të legjitimoj këtë model tregu dhe çmimet e padrejta si produkt të tij.

“NAFTA 217 LEKE PER LITER!

A I PATE TABELAT SOT PASDITE?

UNE PO, ECI NE KEMBE DHE I SHOH!

A mbani mend cfare thashe dje, pardje, nje jave me pare, dyjave me pare nga sot, pergjate nje viti, sa here Autoriteti i Konkurrences raporton ne Kuvend, 4 vite me pare kur bene te njejten gje?

MODELI I TREGUT TE HIDROKARBUREVE QE KETIJ VENDI ME EKONOMI TREGU TE LIRE I KANE IMPONUAR TREGTARET, ESHTE HALLI I MADH QE KEMI!

Nafta pooo kerceu sot ne BURSE! Por BURSA NUK KA NJE CMIM! Bursa gjate gjithe ketyre dy javeve ka patur luhatje te medha dite nga dite, por edhe ore nga ora brenda dites;

CILIN CMIM TE BURSES GJATE DITES, REFLEKTON CMIMI QE TREGTARET VENDOSEN SOT NE TABELE?

CILIN? ME TE LARTIN? PO PSE KETE?

Mire qe po bejme sikur pranojme qe NAFTEN QE PO BLEJME SOT E BLEU BROKERI PO SOT NE BURSE, EDHE PSE NDODHET NE DEPOZITAT E PORTO ROMANOS APO VLORES; PO PSE DUHET TE PRANOJME EDHE CMIMIN ME TE LARTE TE BURSES GJATE DITES E JO NJE CMIM TJETER TE PO KESAJ DITE!!

Tani u be boooll;

DUHET NGRITUR BORDI SA ME PARE DHE TE JETE KREJ NDRYSHE NGA AI I KATER VITEVE ME PARE, TE PAKTEN NE DY ELEMENTE TE RENDESISHEM:

I pari, BORDI njk duhet te kete me TREGTARE ne perberje te tij; TREGTARET E KANE HUMBUR TASHME TE DREJTEN LIGJORE DHE MORALE TE CAKTOJNE CMIME NE KETE VEND;

I dyti, BORDI NUK DUHET TE LEGJITIMOJ KETE MODEL TREGU DHE CMIMET E PADREJTA SI PRODUKT I TIJ!

Cdo gje tjeter-perfshi elemente fiskale, duhet te diskutohen nen kete drite; ME KETE MODEL TREGU CDO MASE DO JETE E KOTE!”, shkruan Braçe./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top