Myler lavdëron ish-shokun e skuadrës te Bajerni: Herri Kejn është një lider brenda dhe jashtë fushës
Herri Kejn mezi mund t’i shpëtojë lavdërimeve, turma e ekspertëve të futbollit gjerman janë në këmbët e anglezit. Ish-shoku i tij i skuadrës, Tomas Myler i bashkohet gjithashtu himneve të vlerësimit dhe tashmë e sheh sulmuesin si një figurë përfaqësuese të Bajernit.
“Ai është kapiten i kombëtares së Anglisë dhe ka qenë lojtar kyç te Totenhemi. Është dikush që i pëlqen të marrë përgjegjësi,” shpjegoi Myler.
“Sulmuesi ndjen tani këtë përgjegjësi edhe ndaj skuadrës. Prandaj, pavarësisht paraqitjeve sportive, ai është edhe një figurë e rëndësishme për klubin,” theksoi 13-herë kampioni i Gjermanisë.
Anglezi “thjesht po bën shumë mirë,” tha shkurt Myler. “Por kjo nuk është surprizë, sepse ai ka një klas individual brutal. Unë gjithmonë them, gjithçka që di ta bësh, të duket e lehtë. Prandaj, kjo nuk do të ndryshojë për të.”
PANORAMASPORT.AL








