Myler flet para finales së sotme kundër Mesit: Dëmtimi në pulpë? Nuk ka rëndësi, do të jem atje

Myler flet para finales së sotme kundër Mesit: Dëmtimi në pulpë? Nuk ka rëndësi, do të jem atje

Dec 6, 2025 | 12:04






























Pasi u largua nga Bajern Mynih, Tomas Myler shkoi te Vancouver Whitecaps në Kanada, ku do të përballet me Inter Majemin e Leo Mesit sonte në mbrëmje në një përpjekje për të fituar titullin e Kupës MLS.messi-vs-muller-mls-cup-preview-spotlight-1764891714-184309Sulmuesi gjerman, në moshën 36 vjeç, një nga lojtarët më të dekoruar të gjeneratës së tij, doli në konferencën për shtyp me një buzëqeshje për të njoftuar ndeshjen e ardhshme : “E di që ka kuptim për ju në media dhe gjithashtu për MLS të përqendroheni te Mesi, unë dhe emrat e mëdhenj, por këto janë dy ekipe me një stil loje shumë tërheqës dhe argëtues”, shpjegoi ish-bavarezi.

“Është gjithmonë mirë të takosh miq të vjetër. Nuk jemi aq të afërt, por gjithmonë i kam ndjekur. Ishin lojtarë të shkëlqyer, dhe disa janë ende”, kujtoi Myler lojtarë si Buskets dhe Zhordi Alba në klubin e Bekam.

Por duke u kthyer në finale me trofeun në rrezik, sulmuesi i Vankuverit shpjegoi: “Kur shikoj prapa, ndihem shumë i qetë. Kam pasur kaq shumë përvoja të shkëlqyera me ekipet e mia në këto lloj ndeshjesh. Ishte argëtuese, por nuk ka shumë rëndësi për të sot. Nuk kam nevojë për historinë time për t’u ndjerë i sigurt.

Por do të rikuperohet 36-vjeçari nga dëmtim në pulpë? “Nuk e di si është, a e dini tha ai me shaka kur u pyet. Nuk ka rëndësi, unë do të jem atje. Kjo finale është gjëja më e rëndësishme në jetën time. Citim i bukur, apo jo? Bum.”

Një mbyllje simpatike që i lë të gjithë pa frymë, duke pritur verdiktin përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top