Milani po përballet me një situatë delikate lidhur me të ardhmen e portës. Rinovimi i kontratës së Majk Menjan mbetet i bllokuar. Portieri francez ka marrëveshje deri në vitin 2026.

Deri tani nuk është arritur asnjë dakordësi për zgjatjen e kontratës. Drejtuesit kuqezi po vlerësojnë skenarë alternativë. Në rast largimi të Menjan, klubi nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur. Në listën e merkatos shfaqet emri i Hugo Souza. Portieri brazilian ka shkëlqyer me Korinthians.
Ai ka fituar edhe Kupën e Brazilit si protagonist. Souza shihet si një investim për të ardhmen. Kostoja e transferimit vlerësohet mes 10 dhe 15 milionë euro. Shifër e përballueshme për arkat kuqezi. Vendimi përfundimtar varet nga rinovimi i Menjan. Milani kërkon stabilitet dhe siguri në portë. Javët në vijim do të jenë vendimtare.
PANORAMASPORT.AL








