Mungojnë ministrat Nufi e Kumbaro, shtyhen 2 interpelancat e kërkuara nga PD! Peleshi: Duhet të respektojnë Kuvendin


Mungojnë ministrat Nufi e Kumbaro, shtyhen 2 interpelancat e kërkuara

kuvend

TIRANË- Dy interpelancat e kërkuara nga opozita janë shtyrë për seancën e ardhshme plenare. Inteperlanca e parë lidhej me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili nuk ishte i pranishëm për shkak të një angazhimi zyrtar jashtë vendit. Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ndryshimi i orarit të fluturimit dhe situata me grevën e ‘Lufthansa’-s e bënë të pamundur kthimin e tij në kohë nga Kroacia, ku ndodhej në një vizitë zyrtare. 

“Lidhur me interpelancën urgjente, për arsye objektive, për shkak të një angazhimi zyrtar të ministrit, për shkak të një ndryshimi të orarit të fluturimit, është e pamundur që të mbërrijë në interpelancë. Do të kërkonim që kjo interpelancë të shtyhet në seancën e radhës”, tha Ismaili.

Interpelanca e dytë ishte planifikuar me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, por edhe ajo u shty për shkak të angazhimit të saj në finalen e Konkursit të Gjuhës Shqipe.

“Është finalja e konkursit për gjuhën shqipe, është atje si organizatore”, sqaroi Ismaili.

Nërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi ndërhyri në debat dhe ndau të njëjtin qëndrim me opozitën, duke theksuar se interpelancat duhet të kenë përparësi ndaj çdo angazhimi tjetër. Megjithatë, ai e konsideroi rastin e ministrit Nufi si përjashtim për shkak të rrethanave të paparashikuara.

“Ndaj të njëjtin qëndrim me opozitën, interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë tjetër. Ministri duhet të respektojë Kuvendin e Shqipërisë dhe të jetë këtu”, u shpreh Peleshi.

Poll



Source link

Scroll to Top