“Mundësia” proteston para Gjykatës Kushtetuese, dorëzon 20 mijë firma në mbështetje të drejtësisë


“Mundësia” proteston para Gjykatës Kushtetuese,

protesta e shehajt ne kushtetuese

TIRANË- Partia Mundësia ka protestuar sot në hyrje të Gjykatës Kushtetuese, e cila zhvillon sot seancë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dorëzoi në GJK 20 mijë firma qytetarësh në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe fundit të pandëshkueshmërisë.

“Populli shqiptar është me drejtësinë kundër korrupsionit, që mos të dëgjojnë vetëm lobimet e politikanëve të korruptuar. Si Veliaj që thoshte gjyqtarët në Shqipëri arrestohen pa akuza. Gjykata Kushtetuese u përdor një herë nga Rama në rastin e Veliajt në një vendim skandaloz.

Qëllimi i dorëzimit të 20 mijë firmave është që të tregojmë se populli shqiptar është pro drejtësisë dhe ngrenë zërin për të treguar një Shqipëri ku pa ndëshkueshmëria merr fund. Do të mbledhim 100 mijë firma, nuk kanë vlerë juridike por simbolike që të tregojmë se populli shqiptar është me drejtësinë dhe kundër korrupsionit, ky është mesazhi që duam të përcjellim”, tha Shehaj në një prononcim për mediat. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top