Ernest Muçi ka qenë protagonisti kryesor i Trabzonsporit në javën e fundit duke ndihmuar skuadrën e tij të merrte dy fitore radhazi, falë 3 golave që shënoi. Edhe të shtunën, në suksesin 3-1 përballë Koniaspor, ai fitoi fillimisht penallti për barazimin 1-1 e më pas edhe shënoi një gol me një goditje dënimi spektakolare.

Lojtari ishte protagonist absolut në çdo sulm të Trabzonsporit dhe këtë e tregon më së miri statistika e 11 prekjeve të topit në zonë e rreptësisë kundërshtare gjatë minutave që ishte në fushë në këtë takim. Ky ishte rekordi personal i Muçit në kampionatin turk sa i përket kësaj statistike, pasi një gjë të tillë nuk e kishte arritur asnjëherë më parë me fanellën e Beshiktash, ku dukshëm nuk i është besuar kaq shumë në fazën ofensive.
Vetë futbollisti u shpreh i kënaqur pas kësaj fitoreje, ku ekipi iu bashkua Fenerbahçes së vendit të dytë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Gallatasaraj ka një pikë më shumë. Dy skuadrat e Stambollit përballen këtë të hënë dhe për këtë arsye, fitorja merrte një rëndësi të veçantë.
“Ne e dinim që sot do të ishte thelbësore. Meqë të dy skuadrat e kreut në kampionat do të luajnë me njëra-tjetrën, ne e dinim që do të ishte thelbësore për ne që t’u afroheshim. Nuk deshëm të kalonim në disavantazh, por pas barazimit, treguam karakter dhe vendosmëri, ndaj morëm tre pikët.
PANORAMASPORT.AL








