MPJD: Serbia arrestoi dhe më pas liroi një ish-polic të Kosovës


MPJD: Serbia arrestoi dhe më pas liroi një ish-polic të Kosovës

Nov 30, 2025 | 16:59






























Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se mëngjesin e 30 nëntorit, autoritetet e Serbisë kanë arrestuar dhe e kanë liruar pas disa orësh një ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës.

ministria e puneve e jashtme kosove

Sipas njoftimit, Nexhat Pireva, që kishte shërbyer në Policinë e Kosovës për rreth 14 vjet, u arrestua mëngjesin e së dielës në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Ai po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, tha MPJD-ja.

“Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, zoti Pireva është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri”, u tha në njoftim.

MPJD-ja tha se dënon “veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve”.

Kjo ministri përsëriti thirrjen për shtetasit e Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë.

Arrestimi dhe më pas lirimi i Pirevës vjen vetëm disa ditë pasi autoritetet në Serbi arrestuan një shtetas të Kosovës, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MPJD-ja tha se dënon “veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve”.

Kjo ministri përsëriti thirrjen për shtetasit e Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë.

Arrestimi dhe më pas lirimi i Pirevës vjen vetëm disa ditë pasi autoritetet në Serbi arrestuan një shtetas të Kosovës, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./rel/

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top