Motra e Uanda Narës tregon historinë e pabesueshme: Ajo donte që të lidhesha me Ikardin, sa herë shkoja në shtëpinë e saj…

Motra e Uanda Narës tregon historinë e pabesueshme: Ajo donte që të lidhesha me Ikardin, sa herë shkoja në shtëpinë e saj…

Nov 2, 2025 | 19:10






























Zaira Nara, motra e Uanda Narës, ka treguar një histori të pabesueshme që ka ndodhur shumë vite më parë dhe që përfshinte edhe Mauro Ikardin. Ajo ka zbuluar se në periudhën kur Uanda ishte e martuar me Maksi Lopez, ajo kishte tentuar që të lidhte motrën e saj pikërisht me Mauro Ikardin, atë me të cilin ajo do të niste vetë një histori të denjë për telenovela.

SnapInsta.to_572795069_18545011540022047_1620172961747675534_n

“Uanda më prezantoi Mauron, ajo ishte martuar me Maksi Lopez dhe unë isha single. Së bashku vendosën që të më prezantonin dikë, ai dikush ishte Mauro Ikardi, shok skuadre i Maksit te klubi ku luanin.

Unë nuk dëshiroja, por organizonin gjithmonë diçka. Sa herë që shkoja në shtëpinë e motrës time, ai ishte atje. Falë Zotit nuk u dhashë kurrë të drejtë, pasi më pas u bë babai i dy mbesave të mia bukuroshe”, shpjegoi Zaira.

“Uanda u bë e rëndë dhe insistonte, ma solli surprizë, kur unë vazhdoja t’i thosha “jo”, kur u organizua një udhëtim. Asokohe u inatosa me të. Pastaj u lidha me një djalë, u ndava prej tij dhe shkova në Itali për të shfryrë nervat me motrën time. Sapo mbërrita, më tha “Po dal me Mauron”. Unë desha të flisja për problemet e mia, më kishte paguar biletën e gjithçka për të biseduar, por sapo mbërrita më tregoi këtë gjë”, zbuloi Zaira ngjarjet e ndodhura disa vite më parë.

SnapInsta.to_571790161_18545011459022047_6729466314163760238_n SnapInsta.to_574597090_18545011612022047_3252104913088996204_n SnapInsta.to_571158394_18545011714022047_6485523821637819084_n SnapInsta.to_572115709_18544390495022047_6624915053587175647_n SnapInsta.to_571490221_18544390405022047_8387104842879681845_n SnapInsta.to_567405344_18541510810022047_2046116636677596406_n dfggfdgfdfgfdg sfdsfdsfdfdsfdssfdfsd fdsdfsfsdsfdsdfsfdsfd

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top