Holanda ka ndryshuar orarin e fillimit të dy ndeshjeve të planifikuara për sonte për shkak të kushteve të këqija të motit.

Autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për motin duke filluar nga ora 14:00 për shkak të mbërritjes së stuhisë Benjamin, dhe UEFA ka ndryshuar orarin e fillimit të ndeshjes së Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës “për të garantuar sigurinë”.
Ndeshja midis Fejenord dhe Panathinaikos, fillimisht e planifikuar për në orën 18:45 në Roterdam, tani do të luhet më herët në orën 16:30. Sa i përket AZ Alkmar dhe Slovan Bratislava, fillimi i ndeshjes është shtyrë nga ora 21:00 në orën 18:45.
PANORAMASPORT.AL








