Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku janë në lidhje dashurie prej disa muajsh. Çifti tashmë po e jeton këtë histori dashurie pa u fshehur, duke konsoliduar tashmë këtë raport. Prej disa kohësh, mediat kosovare kanë folur për një shtatzëni të mundshme të modeles, pas disa fotove, ku linte vend për dyshime.
Megjithatë, vetë Vesa i ka mohuar këto zëra vetëm pak javë më parë. Por duket se në media vijon sërish të përflitet se çifti do të bëhet me fëmijë. Dyshimet janë shtuar kohët e fundit pasi Vesa po publikon vetëm imazhe të vjetra, ose në raste të kundërta, imazhe jo të plota. Në një fotografi të publikuar javë më parë nga Vesa, po ta bëjmë nga “zoom”, dukshëm vërehet barku i rrumbullakosur i Vesës. Nuk dihet nëse ky ndryshim në imazhin e saj është për shkak të shkrepjes, apo poshtë veshjes, vërtet blogerja ka një bark që po i rritet.
Modelja e njohur Vesa Vllasaliu ka bërë të ditur për ndjekësit e saj prej disa javësh se është në një lidhje me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku. Edhe pse për më shumë se një vit e mbajtën të fshehtë romancën mes tyre, ishte vetë Vesa ajo e cila konfirmoi lidhjen në përvjetorin e tyre, duke publikuar një foto të luleve që Daku i kishte dhuruar dhe disa foto duke u puthur.
Tashmë çifti nuk ka nguruar të ndaj foto krah njëri-tjetrit dhe sidomos Vesa, e cila në rrjetet sociale ka deklaruar se është nuse Gjilani. Së fundmi, në një sesion pyetje-përgjigje në rrjetet sociale, një ndjekës e ka pyetur modelen: “A do të bëhesh nuse në Tetovë?”, por përgjigjja e Vesës ka qenë e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Jam nuse në Gjilan”.
Fakti që tashmë lidhja e tyre është bërë familjare kaq shpejt, na i shton dyshimet për një shtatzëni të mundshme. Vetë modelja ka publikuar në rrjetet e saj sociale, foto e video nga familja e partnerit të saj. Madje në postimin e fundit, Vesa e quan burri im Mirlindin, duke na zbuluar edhe planet që mund të kenë. Që në nisje të lidhjes, të dy u përfshinë në disa probleme që përjetuar, por duket se shpejt e gjetën rrugën e paqes dhe dyshja sot ka nisur bashkëjetesën.
Vesa shfaqet gjithmonë e buzëqeshur dhe e lumtur pranë familjes së partnerit të saj, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe të besueshme. Kjo është një dëshmi se ajo ka arritur të integrohet mirë në jetën e tyre, një aspekt i rëndësishëm për çdo marrëdhënie të suksesshme. Rreth 6 muaj më parë, shumë pak nga nisja e këtij raporti, çifti i dha fund lidhjes së tyre.
Modelja fluturoi për në Nju Jork, ku edhe u vu re prania e një mashkulli në postimet e saj në rrjetet sociale. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shkruhet se është pikërisht ky raport i ri, që e ka larguar Vesën nga Mirlindi. Vetë ish-banorja e “Big Brother” preferoi që mos të kishte asnjë prononcim në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të shijojë gjithçka sa më larg zhurmës mediatike.
Muaj më parë, ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij. Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private.
















