Miliarda euro për mbi 100 projekte, infrastruktura merr “fronin” e investimeve


Miliarda euro për mbi 100 projekte, infrastruktura merr

Edi Rama

TIRANË- Qeveria shqiptare ka botuar në Fletoren Zyrtare, Dokumentin e Politikave Prioritare (DPP) dhe Listës Unike të Projekteve investimet drejt asaj që e cilëson si “Shqipëria 2030”. Siç bëhet me dije, projektet e publikuara për vitin 2026 parashikohen të arrijnë vlerën e 886.7 miliardë lekë, me qëllim integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Investimi në infrastrukturë, treni dhe korridoret

Me një investim prej 750 milionë eurosh në infrastrukturë, segmentet si Milot-Balldren (213 mln €) dhe zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës (298 mln €) synojnë të kthejnë Shqipërinë në një nyje kryesore të tranzitit evropian. Faza e parë prej 390 milionë eurosh investime shënon zhvendosjen e aktivitetit tregtar drejt një porti të integruar dhe modern.

Miliarda euro për mbi 100 projekte, infrastruktura merr

Projekti

Energjia dhe siguria, Skavica dhe “Smart City”

Në listën e 114 projekteve, HEC Skavica mban vendin e parë si investimi më i shtrenjtë me 800 milionë euro, i ndjekur nga plane masive për fotovoltaikë në Belsh dhe matës të zgjuar të energjisë (330 mln €). “Smart City” i Ministrisë së Brendshme, me vlerë 134.4 milionë euro, parashikon instalimin e sistemeve inteligjente të kamerave në të gjithë vendin për të monitoruar krimin dhe trafikun në kohë reale.

Miliarda euro për mbi 100 projekte, infrastruktura merr

Projekti

Arsimi dhe shëndetësia

Buxheti i vitit 2026 nuk është përqendruar vetëm në projektet për infrastrukturën. Shifrat tregojnë një angazhim të shtuar në sektorët sociale. Përveç teksteve falas për 220 mijë nxënës, spikat rrjeti i laboratorëve Smart Labs (40 mln €) dhe ndërtimi i Kampusit të ri të UT-së (166 mln €).

Fokus i veçantë te barnat onkologjike me një shtesë prej 1.5 miliardë lekësh dhe mbulimi i paketave të reja spitalore si trombektomia.

Mbrojtja sociale mbetet zëri më i madh buxhetor, duke financuar pensionet, bonuset e lindjes dhe ndihmën ekonomike për 59 mijë familje.

Administrata 2030, drejt një formimi të ri

Reforma në Administratën Publike (2025–2030) synon të krijojë një trupë nëpunësish të motivuar. Me “Paketën e Motivimit”, qeveria premton orare fleksibël dhe rritje pagash për të mbajtur profesionistët brenda vendit, ndërsa Shkolla e Administratës (ASPA) do të transformohet në një qendër ekselence.

Nga 114 projektet e listuara, një pjesë e konsiderueshme janë ende në kategorinë “Pjesërisht i Maturuar” ose “I Pamaturuar”. Sipas ekspertëve, suksesi i këtij plani ambicioz varet nga aftësia e institucioneve për të prodhuar studime fizibiliteti që bindin partnerët ndërkombëtarë si WBIF dhe Bankën Botërore, të cilët janë financuesit kryesorë të kësaj agjende.

Miliarda euro për mbi 100 projekte, infrastruktura merr

Projekti

Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë

Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë nuk është thjesht një linjë tregtare, por konsiderohet si një projekt për bashkimin ekonomik të hapësirës shqiptare dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në rrjetet evropiane të transportit.

Me një vlerë prej 750 milionë eurosh, ky investim synon të transformojë tërësisht mënyrën se si lëvizin njerëzit dhe mallrat midis dy vendeve. Hekurudha do të shërbejë si një urë lidhëse që shkurton distancat dhe ul kostot e transportit me mbi 50% krahasuar me rrugët tokësore. Linja parashikohet të jetë rreth 137 kilometra e gjatë.

Sfida kryesore mbetet ndërtimi i segmentit nga Milioti në Morinë, i cili kalon në një terren të vështirë malor dhe kërkon ndërtimin e tuneleve dhe urave të shumta. Në Kosovë, linja do të lidhet me rrjetin ekzistues që shkon drejt Prishtinës dhe më tej drejt Merdarit (kufiri me Serbinë), duke u bërë pjesë e asaj që njihet si “Hekurudha e Paqes”.

Rëndësia strategjike, porti i Kosovës në Durrës

Ky projekt e kthen Portin e Durrësit (dhe atë të ri në Porto-Romano) në portin kryesor “de facto” për Kosovën. Qëllimi është të lehtësojë lëvizjen e kontejnerëve me mallra nga deti direkt në Prishtinë, duke anashkaluar vonesat në pikat doganore rrugore. Shqipëria dhe Kosova bëhen një bllok i vetëm logjistik, duke rritur peshën e tyre në tregun e Ballkanit dhe duke ofruar një alternativë ndaj porteve të Selanikut apo Tivarit.

Statusi i maturitetit dhe financimi

Sipas dokumentit të fundit të Politikave Prioritare (DPP 2027–2029), projekti ka statusin “Pjesërisht i Maturuar”. Por, për të kaluar në praktikë, projekti has disa pengesa:

Terreni malor i veriut të Shqipërisë kërkon inxhinieri të kushtueshme (tunele të ngjashme me ato të Rrugës së Kombit).

Nevojitet që të dyja qeveritë (Tiranë dhe Prishtinë) të ecin me të njëjtin ritëm në shpronësime dhe në sigurimin e fondeve.

Linja duhet të jetë e elektrifikuar që në nisje për t’u përputhur me standardet e “Transportit të Gjelbër” të BE-së. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top