Milani gati për derbin ndaj Interit, vetëm një dyshim për Alegrin

Milani gati për derbin ndaj Interit, vetëm një dyshim për Alegrin

Nov 20, 2025 | 10:47






























Milani po përgatitet me intensitet të lartë për derbin e madh të Serisë A kundër Interit, që do të zhvillohet të dielën në “San Siro”. Trajneri Masimiliano Alegri ka pothuajse të vendosur formacionin, por një dyshim i vogël mbetet për krahun e majtë të mbrojtjes. Pas rifillimit të stërvitjeve dje, skuadra punoi intensivisht në Milanelo, ku seanca përfshiu si ushtrime në fushë ashtu edhe përforcime në palestër. Trajneri po monitoron nga afër gjendjen e lojtarëve, veçanërisht atyre që kthehen nga kombëtaret.

milan festa

Dje në stërvitje u rikthyen Majk Menjan, Mateo Gabia dhe Samuele Riçi, të cilët kishin munguar për arsye të ndryshme. Në ditët e ardhshme pritet rikthimi edhe i lojtarëve të tjerë që ishin me përfaqësueset e tyre gjatë pushimit ndërkombëtar, duke e kompletuar grupin për përgatitjet e fundit për derbin.

Adrien Rabiot është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, që pësoi me Francën. Ai është rikthyer me grupin dhe pritet të jetë titullar në mesfushë, pranë Luka Modriç dhe Fofana. Rikthimi i tij i jep Alegrit mundësi të mëdha taktike në mesfushë, duke garantuar kontroll dhe stabilitet në zonën qendrore. Formacioni për derbin duket pothuajse i vendosur.

Dyshimi i vetëm mbetet në krahun e majtë të mbrojtjes, ku Davide Bartesagi dhe Pervis Estupinan po luftojnë për një vend titullar. Bartesagi vjen pas rezultateve të mira me ekipin U?21, ndërsa Estupinan ka qëndruar në Milanelo gjatë pushimit për të rikuperuar plotësisht nga një problem në kyç.

Në portë do të jetë Majk Menjan, ndërsa mbrojtja pritet të përbëhet nga Tomori, Gabia dhe Pavloviç. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Salemakers duket zgjedhja e parë. Alegri duket se ka vendosur tashmë edhe sulmin, ku për herë të parë këtë sezon do të luajë super-duoja Pulisiç-Leao. Ky çift ofensiv premton të sjellë shpejtësi dhe kreativitet, duke mbajtur mbrojtjen e Interit në tension të vazhdueshëm.

Derbi ka një kuptim të veçantë për Rafael Leao, i cili pas konfirmimit të pjesëmarrjes në Botërorin 2026 me Portugalinë, do ta luajë këtë ndeshje me një motiv shtesë. Leao ka shënuar tashmë tre gola kundër Interit gjatë karrierës së tij, dhe çdo gol i ri në derbi do të shtonte më tej reputacionin e tij si një lojtar vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme. Prezenca e tij në sulm së bashku me Pulisiç pritet të jetë vendimtare për strategjinë e Alegrit.

Programi i rikthimit të lojtarëve nga kombëtaret është planifikuar me kujdes. Të mërkurën u kthyen Pavloviç, Odogu, Nkunku, Leao dhe Modriç, ndërsa sot pritet të rikthehen edhe Athekame, De Uinter, Salemakers dhe Bartesagi. Kjo do të lejojë Alegrin të ketë grupin e plotë të lojtarëve në dispozicion për stërvitjet e fundit. Trajneri i Milanit po punon intensivisht për të krijuar një ekuilibër mes lojës sulmuese dhe mbrojtjes së fortë. Ai e di mirë se çdo gabim në derbi mund të kushtojë shtrenjtë.

IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top