Milani drejt Arabisë Saudite pa qendërsulmuesin, Alegri grumbullon edhe Ibrahimoviç

Milani drejt Arabisë Saudite pa qendërsulmuesin, Alegri grumbullon edhe Ibrahimoviç

Dec 16, 2025 | 16:56






























Milani është nisur sot drejt Arabisë Saudite ku do të zhvillojë ndeshjet e Superkupës së Italisë, duke nisur nga gjysmëfinalja ndaj Napolit ditën e enjte.

dfsdsffsdsfdsfdsfdsfd

Trajneri Masimiliano Alegri është detyruar të plotësojë radhët e skuadrës me emra të rinj, pasi kishte mungesa të rëndësishme në radhët e ekipit, me në krye Himenez dhe Gabia.

Për mbrojtësin ka ende shpresë se mund të rikuperohet për finalen, ndërsa në dyshim është edhe Rafael Leao i cili nuk ka rikuperuar plotësisht.

Meqë skuadra ka mungesa, Alegri ka menduar që të plotësojë ekipin me futbollistë të Milan Futuro (U23) dhe Primavera (të rinjtë).

Nga skuadra e dytë janë grumbulluar për udhëtimin në Arabinë Saudite Maksimilian Ibrahimoviç, Dutu dhe Vladimirov, ndërsa nga ekipi i të rinjve i janë bashkuar Sala dhe Borsani.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top