“Mikpritja” angleze, prishet muralja e Aleksandër Arnold

“Mikpritja” angleze, prishet muralja e Aleksandër Arnold

Nov 5, 2025 | 22:41






























“Unë jam thjesht një djalosh i zakonshëm nga Liverpuli që e ka realizuar ëndrrën e tij. Kjo frazë, e pikturuar në një mur pranë Anfield, ishte bërë simbol i krenarisë lokale për vite me radhë.

asd-600x360

Ishte murali kushtuar Trent Alexander-Arnold, njërit prej djemve plangprishës të lagjes, djalit që u rrit në rrugët e “West Derby” duke ëndërruar të vishte fanellën e Liverpulit dhe që e bëri.

Por të martën në mëngjes, në prag të ndeshjes shumë të pritur Liverpul-Real Madrid, ai mural u gjet plotësisht i vandalizuar.

Figura e futbollistit, e pikturuar me shumë kujdes në vitin 2019, ishte mbuluar me bojë të bardhë dhe sipër saj ishte një mesazh i ashpër dhe i dhimbshëm për lojtarin. “Mirupafshim, miush”.

Sulmi ka shkaktuar zemërim midis banorëve vendas dhe trishtim midis atyre që e kishin shndërruar atë cep në një vend të vogël pelegrinazhi për tifozët e klubit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top