Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami është zgjedhur në formacionin e javës së kampionatit të Skocisë.
Ditën e djeshme ai e nisi titullar dhe luajti për 75 minuta kundër Falkrik. 26-vjeccari bëri një performancë të mirë në duelin që u mbyll pa gola.
Bajrami u rikthye titullar pas një kohe të gjatë mungese te Rejnxhërs, që prej 26 korrikut në një ndeshje miqësore.










