Mes kaosit dhe braktisjes së sallës nga opozita, mazhoranca voton në Kuvend projektligjet e rendit të ditës


Mes kaosit dhe braktisjes së sallës nga opozita, mazhoranca voton

niko peleshi

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës është mbyllur. Si pasojë e përplasjeve, opozita braktisi sallën, ndërsa miratoi e vetme projektligjet që ishin në rendin e ditës.  Një episod me tone të larta dhe ofenduese, u regjistrua teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndodhej në foltore duke folur. Një fjali e tij, drejtuar demokrates Albana Vokshi tensionoi demokratët e pranishëm në seancën parlamentare, ndërsa situata u tensionua dhe u desh ndërhyrja e Gardës.

Balla: Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim.

Në këtë moment, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi.

Bardhi: Ndyrësirë i pafytyrë, shko thuaja gruas tënde ato. I pafytyrë, i paburrë, je mësuar me ato të partisë tënde. Je mësu me ato kur*at… e partisë tënde.

Pas këtij epidosi, punimet e Kuvendit u ndërprenë përkohësisht. Pasi u rikthyen sërish në sallë, Balla i kërkoi ndjesë Vokshit duke u shprehur se nuk kishte si qëllim ta fyente dhe se bëhej fjalë fjalë për një numër telefonik që në BE përdoret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Pas situatës së tensionuar Balla i kërkoi kreut të kryeparlamentarit Niko Peleshit të që të ndërpriten diskutimet dhe të kalojnë në votimin e projektligjeve.

Rendi i ditës:

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II””.

Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””.

Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. /ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top