Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

Dec 3, 2025 | 13:38






























Sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk do të zhvillohet sot, prej orës 13:30 siç ishte programuar. “Panorama Sport” mëson se ekipet nuk kanë zbritur në fushën e blertë në orarin e përcaktuar, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit mund ta anulojë zyrtarisht.

Screenshot 2025-12-03 132929

Para ndeshjes, “Panorama Sport” mësoi se ka patur dhunë në dhomat e zhveshjes. Siç edhe klubi i Skënderbeut pretendon, nga lojtarët e Ilirisë kanë goditur trajnerin Ernest Gjoka dhe futbollistët e ekipit korçar.

Enea Jorgji ishte vendosur si gjyqtar kryesor për këtë sfidë. Forcat speciale të policisë ndërkohë kanë mbërritur në stadiumin “Redi Maloku” për shoqërimin e ekipeve respektive.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top