“Merre içik atë”-Arrestohen qytetarët në Durrës që kundërshtuan projektin TID, demokratët ndajnë pamjet


“Merre içik atë”-Arrestohen qytetarët në

pamje nga arrestimi

DURRËS-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputeti Erald Kapri kanë reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Durrës, ku qytetarët iu kundërvunë ndaj projektit TID, duke e pritur me protesta. Noka dhe Kapri kanë ndarë pamje ku denoncojnë sjelljen e autoritarizmit të Ramës, duke akuzuar kryeministrin se urdhëroi policinë për të ndaluar qytetarët që shprehën pakënaqësinë ndaj projektit.

Gajtë takimit të Ramës me banorët e prekur nga projekti TID, qytetarët i janë drejtuar me fjalë të ndryshme dhe më pas pasuan shoqërimet në polici. 

Reagimi i plotë i Flamur Nokës: Shikoni kryeministrin si urdhëron policinë “Merri ata” për protestuesit në #Durrës! Pandeh se është pronari i vendit. Edi Rama pas Belës e ke ti. Je në radhë

Postimi i Erald Kaprit: Rama ia bën me shenjë, policia i sulet aktivistit të Partisë Mundësia, i cili po protestonte paqësisht, i qetë dhe i qeshur, për të drejtën e banorëve autoktonë të Durrësit, të drejtën e pronës.

Pas takimit në Durrës, kreu i qeverisë është ndalur për mediat, ku është shprehur se është rënë dakord mes palëve për mënyrën se si do të vijojë puna. Rama ka deklaruar se projekti nuk do të ndalet, por do të bëhet një verifikim i pronave, fillimisht. Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh. Banorët kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, pasi sipas tyre, është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top