Merr fund “dashuria” me zbulimin e ish-trajnerit të Partizanit, Juventusi bën gati largimin në janar
Duket se goli i shënuar ndaj Interit në supersfidën e Serisë A, do të jetë kujtimi i vetëm që Vasilje Axhiç do të lërë në radhët e Juventusit. Mesfushori është zhdukur nga radarët që me afrimin e Luçiano Spaletit në pankinën e Juventusit dhe kjo duket se ka vulosur edhe të ardhmen e tij.

Malazezi 19-vjeçar, një nga zbulimet e ish-trajnerit të Partizanit, Mlladen Milinkoviç në vitet që drejtonte Buduçnostin, raportohet se do të nxirret në shitje gjatë merkatos së janarit. Futbollisti është ende në fazën e zhvillimit, por duke mos pasur mundësi që t’i garantojë minuta, Juventusi e sheh me prioritet largimin e tij drejt një klubi tjetër.
Shitja nuk përjashtohet, pasi paralelisht me përmirësimin e skuadrës, bardhezinjtë kanë nisur edhe një rrugëtim për të përmirësuar edhe gjendjen financiare, ndaj me një ofertë të duhur nga Premier Liga apo La Liga ku Axhiç ka shumë admirues, lamtumira përfundimtare nuk përjashtohet.
PANORAMASPORT.AL








