Real Madridi ka gjithçka nën kontroll në Spanjë, Në LaLiga, “Los Blancos” kryesojnë tabelën me një avantazh prej pesë pikësh ndaj rivalit të tyre të përbetuar, Barcelonës. Real Madridi është në rrugën e duhur për titull.

Megjithatë diçka nuk shkon e kjo sidomos në Champions. Ata humbën 1-0 në Liverpul dhe pas ndeshjes polemikat arritën kulmin. Trajneri Çabi Alonso po përballet me kritika në Spanjë. Përveç konfliktit të tij të vazhdueshëm me Vinicius Jr., stili i tij i lojës dhe mungesa e dukshme e zhvillimit të ekipit po kritikohen.
Drejtuesit duan të ndërmarrin veprime tani dhe ta forcojnë më tej ekipin. Boshllëku më i madh që ata po kërkojnë të mbushin është një lider i ri në mesfushë! Sipas mediave spanjolle, trajneri Alonso tashmë ka katër lojtarë të klasit të lartë në listën e tij të dëshirave. Aleksis Mc Allister, Enco Fernández, Adam Wharton dhe Vitinja nga PSG.
PANORAMASPORT.AL








