Medalja më e lartë e vendit! Rama në Abu Dhabi, surprizohet nga dhurata e veçantë e Mohammed Bin Zayed


Medalja më e lartë e vendit! Rama në Abu Dhabi, surprizohet nga

Edi Rama dhe Mohammed Bin Zayed

EMIRATET E BASHKUARA ARABE-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të Samitit të Javës së Qëndrueshmërisë që mbahet në Abu Dhabi. Gjatë kësaj vizite, Rama është surprizuar nga një dhuratë marrëmendëse nga sheiku dhe presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan. 

Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet ku është nderuar nga Mohamed bin Zayed Al Nahyan me medaljen më të lartë të vendit arab. Kujtojmë se 6 muaj më parë Rama nderoi me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, kur zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Edi Rama: Thellësisht i prekur  prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nayan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Poll



Source link

Scroll to Top