Më keq se prisnin, trajneri i Rejnxhërs flet për dëmtimin e Nedim Bajramit

Më keq se prisnin, trajneri i Rejnxhërs flet për dëmtimin e Nedim Bajramit

Dec 12, 2025 | 21:04






























Nedim Bajrami po kalon një problem muskulor. Trajneri i Rejnxhërs, Dani Rohl ka folur për futbollistin e Kombëtares, duke lënë të nënkuptuar se dëmtimi është më serioz se dukej në fillim.

Screenshot 2025-12-12 205844

Rohl në fjalët e tij tregon se dëmtimi aktualisht duket më serioz se pritej. Nga vizitat mjekësore ndërkohë është treguar vetëm një problem muskulor.

“Ndoshta nuk është serioz, por për momentin duket më shumë serioz se prisnim”, u shpreh trajneri i Rejnxhërs.

Mbetet për t’u parë se sa gjatë do të mungojë Bajrami, pasi në Skoci e tregojnë diçka më serioze se ajo që kishin frikë në fillim. Vetëm së fundmi e kishte fituar vendin e titullarit, për këtë pushimi vjen në momentin më të papërshtatshëm.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top