Mbyllet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, kryetarja Haxhiu: Tani kemi votimin për qeverinë e re


Mbyllet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, kryetarja Haxhiu: Tani kemi votimin për qeverinë e re

Feb 11, 2026 | 18:51































Është mbyllur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, duke e shpallur zyrtarisht të konstituuar institucionin ligjvënës.

kuvend kosove

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve, shpalli të përfunduar procesin e konstituimit.

Më herët, deputetët votuan edhe për nënkryetarët e Kuvendit, të cilët u miratuan me 104 vota pro. Tre deputetë votuan kundër, ndërsa gjashtë abstenuan.

Haxhiu paralajmëroi se gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

© Panorama.al



Te lidhura

















Source link

Scroll to Top