Mbyllet procesi i numërimit, zgjidhet kreu i PD në Elbasan dhe degës 2 në Durrës


Mbyllet procesi i numërimit, zgjidhet kreu i PD në Elbasan dhe

Alis Narazani dhe Osman Stafa

TIRANË-Ka përfunduar procesi zgjedhor në Partinë Demokratike për kreun e degës Elbasan dhe Durrës. Në Elbasan pas numërimit të votave është shpallur fitues Alis Narazani, duke siguruar drejtimin e degës me shumicën e votave të anëtarësisë. 

Në garë për drejtimin e degës ishin pesë kandidatë: Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Ky i fundit arriti të fitojë besimin e shumicës së anëtarëve duke siguruar fitoren me 477 vota, ndërsa më herët ka qenë kandidat për deputet në të njëjtin qark.

Në Elbasan zgjedhjet u shoqëruan me polemika, ku nga lista u hoqën drejtuesja e grupit në Këshillin Bashkiak, Doris Madhi, Rudina Alla, kryetare e forumit demokrat të Gruas, Zheni Gjergji, pasi u emërua drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit dhe Alesia Balliu, e cila ka shpallur publikisht ambicien për t’u regjistruar dhe kandiduar në garën për kreun e PD, përballë Berishës.

Ndërkohë Osman Stafa është zgjedhur me votat e anëtarësisë kreu i PD, dega Durrës 2. Në përfundim të procesit të votimit, Stafa ka marrë 336 vota, ndërsa rivali i tij, mjeku Drizi, mori 238 vota. Tre javë më parë u mbajtën zgjedhjet për kreun e PD Durrës, dega 1, garë të cilën e fitoi kandidati Adrian Gashi./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top